Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë konferencë për media, pas dekretit që nënshkroi për shpërndarjen e Kuvendit.
Osmani do të dalë para gazetarëve në orën 13:00.
Këtë e konfirmoi këshilltari i saj, Bekim Kupina.
Në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës.
