Caktimi i zgjedhjeve më 28 dhjetor, Kurti e mirëpret vendimin e Osmanit

Caktimi i zgjedhjeve më 28 dhjetor, Kurti e mirëpret vendimin e Osmanit

Kreu i VV-së, Albin Kurti, e ka mirëpritur vendimin e Presidentes Vjosa Osmani për ta caktuar 28 dhjetorin, si datë për zgjedhjet e reja. Caktimi i zgjedhjeve në këtë datë ishte kërkesë edhe e VV-së.

Kurti ka thënë se dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë dhe se bëhet edhe më madhështore kur ka pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve me të drejtë vote.

“Në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që institucionet shtetërore kanë kohën e mjaftueshme për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë i rregullt, i drejtë dhe demokratik. Andaj, ne e mirëpresim caktimin e datës 28 dhjetor nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, si datën më të përshtatshme për zgjedhjet e parakohshme që po na presim”, ka shkruar Kurti.

Related Articles