Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka takuar të premten ambasadorin e Turqisë në Kosovë.
Tha se kanë biseduar për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.
“Bisedë e frytshme me Ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili, për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. Bashkëpunimi dhe respekti janë themeli i partneritetit tonë”, shkroi Hamza.
Kryetari i PDK-së tha se do të angazhohet për raporte të qëndrueshme me aleatët e Kosovës.
“Do të angazhohem për të ndërtuar raporte të qëndrueshme dhe me besim të ndërsjellë me të gjitha shtetet aleate të Kosovës”, përfundoi Hamza.
