Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Ozkan Ulutas, zhvilloi një takim të premten me kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava.
Siç njofton KFOR, takimi ofroi një mundësi për një shkëmbim të frytshëm pikëpamjesh mbi çështjet sociale dhe fetare në Kosovë.
Si përherë, KFOR-i shkroi ndër tjerash se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
