Kievi do të zhvillojë konsultime në Zvicër me ShBA-në për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.
Rustem Umerov, sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, njoftoi se këto konsultime do të përfshijnë zyrtarë të lartë të Ukrainës dhe ShBA-së, duke theksuar vlerësimin për pjesëmarrjen e palës amerikane në bisedime të rëndësishme për të ardhmen e rajonit.
“Po fillojmë konsultime midis zyrtarëve të lartë të Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara mbi parametrat e mundshëm të një marrëveshjeje të ardhshme paqeje”, tha Umerov.
“Ne e vlerësojmë pjesëmarrjen e palës amerikane dhe gatishmërinë e saj për bisedime thelbësore”, shtoi ai.
Umerov e redaktoi postimin, pa dhënë asnjë arsye, pasi një version i mëparshëm tha se bisedimet do të mbaheshin “me pjesëmarrjen e partnerëve evropianë”.
Volodymyr Zelensky ka miratuar përbërjen e delegacionit për bisedime, i cili do të drejtohet nga kreu i zyrës së tij dhe përfshin zyrtarë të lartë të sigurisë.
