Thirrja e Komunës së Gjilanit për qytetarët: Përmbahuni nga daljet e panevojshme, lejoni hapësirë mërgimtarëve

Thirrja e Komunës së Gjilanit për qytetarët: Përmbahuni nga daljet e panevojshme, lejoni hapësirë mërgimtarëve

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Gjilan, u ka bërë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga daljet e panevojshme për të lejuar hapësirë për mërgimtarët.

Në njoftimin për media, KKSB thuhet se “Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e ka vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë në komunën e Gjilanit, ndërkohë që ka kërkuar nga qytetarët rezident që të përmbahen nga daljet pa nevojë në qytet, gjatë kohës derisa janë këtu mërgimtarët, për t`iu lënë më shumë hapësirë e mundësi atyre që t`i shijojnë pushimet në vendlindja”.

Naser Rrahmani, zëvendës komandat i Stacionit Policor në Gjilan, ka thënë se gjendja e mirë e sigurisë është rezultat i kontributit të qytetarëve të kësaj komune, angazhimit të organeve të rendit si dhe i bashkëpunimit të policisë me komunitetin.

Ai rikujtoi se tani që jemi në kohën e pushimeve dhe si rezultat i lehtësimit të masave anti-COVID, kemi një fluks të mërgimtarëve, të cilët kanë ardhur dhe po vazhdojnë të vijnë në vendlindje për pushime dhe kjo po vërehet nga tollovitë që po krijohen në rrugë dhe trafik.

KKSB konstatoi se komuna e Gjilanit, nuk ballafaqohet momentalisht me ndonjë problem ekstrem, por ka një rritje të vëllimit të punëve në polici dhe organet komunale për shkak të kohës së pushimeve vjetore, ardhjes së mërgimtarëve, vaksinimit.

KKSB u bën thirrje qytetarëve që të përmbahen nga daljet e panevojshme, për të lejuar më shumë hapësirë për mërgimtarët…Posted by Komuna e Gjilanit on Wednesday, July 28, 2021

Related Articles