Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik e ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas tyre moti gjatë javës pritet të jetë i ndryshueshëm, me intervale të shkurta me diell, i vranët dhe me shi.

E hënë: Moti i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: 0-3°C; Temperaturat maksimale: 5-9°C; Era: Kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

E martë: Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale: 0-2C; Temperaturat maksimale: 8-11°; Era: nga jugperëndimi, me shpejtësi 1-5m/s

E mërkurë: Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 3-5 °C; Temperaturat maksimale: 10-13°C; Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte: Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale: 1 deri 3°C; Temperaturat maksimale: 4-6°C; Era: nga veriperëndimi , 1-4 m/s

E premte: Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale: -1 deri 2°C; Temperaturat maksimale: 4-6°C; Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Related Articles