Seancë më 28 Nëntor, OVL-UÇK: Fyerje e realitetit tonë historik

Seancë më 28 Nëntor, OVL-UÇK: Fyerje e realitetit tonë historik

OVL-UÇK  ka shprehur indinjatë dhe zhgënjim për faktin që Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar mbajtjen e një konference përgatitore ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, pikërisht më 28 Nëntor, festë kjo që e kremton i gjithë populli shqiptar.

Parmes një komunikate për media, organizata thotë se mbajtja e një seance gjyqësore në këtë datë përbën fyerje ndaj ndjenjave kombëtare, si dhe sipas tyre, shpërfillje të realitetit historik të popullit të Kosovës.

“28 Nëntori është dita kur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, duke shënuar ringritjen e shqiptarëve, është dita e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit tonë Adem Jashari, dhe dita e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për ne, kjo datë nuk është vetëm një simbol kombëtar, është një identitet i tërë, i mbështetur mbi gjak, sakrificë dhe krenari”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së.

“Kjo zgjedhje e panevojshme dhe e pakuptimtë vetëm sa e thellon bindjen se Dhomat e Specializuara vazhdojnë të tregojnë mungesë ndjeshmërie dhe një qasje të njëanshme ndaj historisë sonë çlirimtare dhe ndaj atyre që udhëhoqën luftën për liri”.

Related Articles