Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar sot se Asambleja Nacionale e Sllovenisë ka miratuar ligjin që njeh patentë shoferët e Republikës së Kosovës.
“Sot Asambleja Nacionale e Republikës së Sllovenisë miratoi ligjin që njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës.Lajm i mirë për qytetarët tanë dhe mërgatën në Slloveni.
Urime!”, ka shkruar Gërvalla.
