Rukiqi – Muratit: Pyete Konjufcën çfarë ka konfirmuar te Presidentja, nëse guxon prej Dejonës

Rukiqi – Muratit: Pyete Konjufcën çfarë ka konfirmuar te Presidentja, nëse guxon prej Dejonës

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, i ka reaguar ministrit në detyrë, Hekuran Murati, pasi ky i fundit ka pyetur Abdixhikun se pse s’e kanë votuar buxhetin meqë kanë pasur mundësi.

Rukiqi ka thënë se ministri Murati ose e keqlexon ose nuk e kupton se çfarë ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka treguar se marrëveshja për të cilën ka folur Abdixhiku ka qenë që seanca të thirret menjëherë pas mandatimit të Konjufcës dh që të votohet paketa buxhetore menjëherë.

Rukiqi i ka thënë Muratit që ta pyes ‘Konjufcën që të tregojë se çfarë i ka konfirmuar presidentes Osmani’.

Reagimi i plotë:

Sanqo Panqo i radhës. Me gjasë ose e keqlexon, ose nuk e kupton, ose po e vazhdon avazin e rrenës patologjike.

Marrëveshja ka qenë e qartë: seanca të thirret menjëherë pas mandatimit të Konjufcës dhe paketa buxhetore të votohet po ashtu menjëherë.

Pyete Glauku (nëse guxon prej Dejones) çka i ka konfirmuar Presidentes Osmani.

Por ju nuk keni dashur zgjidhje. Keni blerë 15 ditë kohë, jo për për kompromis, por për një obsesion absurd me një datë të caktuar elektorale.

Qysh të tha Përparimi: Qiti paret dhe lej shantazhet.

Related Articles