Takimi i fundit i vizitës zyrtare në Berlin të zëvendëskryeministrit të parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u zhvillua me deputetin e Bundestagut, Adis Ahmetović.
Integrimet evropiane dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës ishin në fokus të diskutimit, gjersa zëvendëskryeministri theksoi nevojën për ecjen përpara në këto procese.
Ai foli gjithashtu edhe për Kosovën si histori suksesi, një shtet me moshë mesatare të re dhe rritje ekonomike të shpejtë dhe të qëndrueshme.
Bislimi shprehu mirënjohjen ndaj deputetit Ahmetović për mbështetjen e tij ndaj Kosovës dhe përkrahjen në procese kyçe vendin tonë.
