Presidenti Trump: Mendoj se po i afrohemi marrëveshjes për Ukrainën

Presidenti Trump: Mendoj se po i afrohemi marrëveshjes për Ukrainën

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se po i afrohen marrëveshjes për Ukrainën. 

“Nuk është e lehtë, por mendoj se do t’ia dalim”, tha Donald Trump sapo duke iu referuar luftës në Ukrainë, ndërsa fliste në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë.

Ai ka marrë pjesë në një ceremoni tradicionale të faljes së gjelit të detit për Ditën e Falënderimeve.

Duke iu kthyer përsëri Ukrainës, Trump shton: “Mendoj se po i afrohemi shumë një marrëveshjeje që do ta zbulojmë… Mendoj se po bëjmë përparim”.

Gjithashtu dëgjuam udhëheqësin amerikan të përsëriste pretendimet e dëgjuara më parë për përfundimin e disa luftërave në nivel global dhe se si ai priste që ndalimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia të ishte më i lehtë nga ç’ka qenë. 

Related Articles