Fundi javë na pret me reshje bore në Kosovë

Fundi javë na pret me reshje bore në Kosovë

Temperaturat tashmë kanë hyrë në fazën dimërore të vitit. Të mërkurën, në vendin tonë pritet të jetë me vranësira të dendura dhe me mundësinë për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale pritet të luhaten nga -1 gradë deri në 7 gradë celsius, ndërsa maksimalja gjatë ditës parashihet të shkoj deri në 11 gradë celsius.

Ndërkohë nga e enjtja e deri të shtunën, parashihet mot i ftohtë. Në zonat malore priten reshje të vazhdueshme bore, ndërsa në vendet më të ulëta, fillimisht do të paraqiten si riga të dobëta shiu të cilat me rënien e temperaturave do të kalojnë gradualisht në reshje bore.

Si rrjedhojë, reshjet me borë nuk do të jenë vetëm në zonat malore. Bora është paraparë të fillojë të bie gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes së të enjtes e të premtes.

Related Articles