Këtë të mërkurë në vendin tonë do të ketë mot kryesisht të vranët, ndërsa në zona të caktuara priten edhe riga të herëpashershme shiu, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të luhaten nga 3 deri në 5 gradë Celsius.
Ndërsa temperaturat maksimale që pritet të arrijnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, me një shpejtësi të lehtë prej 1 deri në 5 metra për sekondë.
