Therje me thikë mes 3 vajzave në Gjilan

Therje me thikë mes 3 vajzave në Gjilan

Tri të mitura raportohet se janë përleshur mes vete, pas një mosmarrëveshje.

Policia bën të ditur se gjatë përplasjes, është përdorur edhe thika, me ç’rast janë shkaktuar lëndime te të miturat.

Të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor, derisa me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarat janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek përleshja në mes të tri femrave të mitura, ku është përdorur edhe një mjet i mprehtë-thikë. Të lënduarat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarat janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Related Articles