Ish-deputeti, Daut Haradinaj, ka shpërndarë një deklaratë të kreut të Prishtinës, Perparim Rama, të bërë në një intervistë në Rtv Dukagjini, e në të cilën Rama godet Lëvizjen Vetëvendosje dhe ideologjinë e funksionimit të tyre si parti politike.
“Këta vendosin UÇK-ja a qenka e mirë a s’qenka e mirë, njerëzt, heronjtë, luftarët, Ramush Haradinaj qenka me serb, me Listën Serbe, njeriu që ka luftu, që ka plagë në trup të vet, kush po iu tregon këtyre, a po merr vendim Dejona Mihajli”, ka deklaruar mbrëmë Rama.
Këtë video e ka shpërndarë Daut Haradinaj me përshkrimin “E vërtetë e madhe”.
