Zgjedhjet e 28 nëntorit, Limaj: Jemi në bisedime me LDK, s’ka  pasë ftesë e as takim me PDK

Zgjedhjet e 28 nëntorit, Limaj: Jemi në bisedime me LDK, s’ka  pasë ftesë e as takim me PDK

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se është në bisedime me Lidhjen Demokratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

,Limaj mohoi se ka pasë takim apo ftesë nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Jemi në bisëdime me LDK’në, nuk ka pasë asnjë ftesë e as takim me PDK-në”, tha shkurt Limaj për Gazetën Express.

Pak ditë më parë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij është e gatshme që nën listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së të përfshihet edhe Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.

Ai kishte deklaruar se Kryesia e LDK-së ka vendosur se LDK do të garojë e vetme, por mund të zhvillojë diskutime me “individë, aktorë dhe besa edhe parti politike që mund të jenë pjesë e listës së LDK-së”.

“Të gjitha diskutimet që i kemi pasur deri më tani në këtë vendim të kryesisë janë hapur rrugë që të përfshihen në një listë të madhe dhe përbashkuese në këtë garë nacionale… LDK do të kujdeset që një pjesë të listës së vet ta hapë për partitë e tjera, përfshirë edhe zotërin Limaj me deputetët e vet. Për këtë çështje do të zhvillojmë bisedime ditëve në vijim por le të themi se kemi gatishmëri. Siç kemi gatishmëri edhe për partitë të tjera. Demokristianët, Partinë e Drejtësisë, AKR-në. Ne jemi të hapur për parti por edhe për individ”, kishte thënë Abdixhiku.

Nisma në zgjedhjet e fundit garoi në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe arriti të bëhej pjesë e Parlamentit me tre deputetë.

Related Articles