Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok është dëmtuar “me mjete të forta” nga persona të panjohur.
Petrit Fejza nga Policia e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se punëkryesi në këtë kanal e ka raportuar dëmin më 25 nëntor dhe hetuesit tani janë duke punuar për të zbardhur rastin.
Fejza tha se “vlera e dëmit, sipas ankuesit, është rreth 3.000-4000 euro”.
“Dje është lajmëruar nga punëkryesi që najloni që është duke punuar është dëmtuar. Është një pjesë e najlonit që është shtruar kanali dhe është dëmtuar. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë kryer vendshikimin. Është hapur rast dhe hetuesit janë duke punuar në këtë drejtim”, tha ai për REL.
