Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur nëse ka zhvilluar ndonjë takim me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.
Hamza u përgjigj shkurt, duke thënë se ende nuk ka arritur deri në atë pikë.
“Personalisht ende nuk kam arritur në atë pikë. Jemi shokë dhe miq, kemi edhe miq të përbashkët, por nëse ka diçka konkrete, do të dalim sërish këtu,” u shpreh ai.
