Haradinaj: Vdekja e Shpat Kasapit, lajm i trishtë për shqiptarët

Haradinaj: Vdekja e Shpat Kasapit, lajm i trishtë për shqiptarët

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i njohur politik, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për artistin, duke kujtuar kontributin e tij të veçantë gjatë një periudhe të rëndësishme në jetën e tij.

“Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit Shpat Kasapi, është lajm i trishtë për shqiptarët e posaçërisht për skenën e artit, të cilës Shpati i dha shumë. Sa kam qenë duke u përballur me drejtësinë në Hagë, Shpati dhe shumë artistë tjerë ishin vullnetarë të kampanjave që kërkonin drejtësi për mua, andaj mirënjohja është e përjetëshme. Ngushëllime familjes dhe gjithë shqiptarëve. Në paqe qofsh, Shpat,” ka shkruar Haradinaj.

Ngjarja ka tronditur skenën artistike dhe publikun shqiptar, ndërsa shumë personalitete po e kujtojnë këngëtarin me respekt dhe nostalgji.

Related Articles