Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka pranuar se arritja e një rezultati të ngjashëm me zgjedhjet e 2021-ës nuk do të jetë e lehtë dhe se partia e saj përballet me sfida reale në terren.
“Do të mundohemi maksimalisht – nuk është e lehtë. Unë jam e bindur dhe e vetëdijshme për sfidat,” tha Kusari-Lila, duke theksuar kompleksitetin e situatës.
Ajo foli për dhe indinjatën e qytetarëve pas një viti të ngarkuar me procese zgjedhore, duke nënvizuar rrezikun e uljes së pjesëmarrjes.
“Unë e kuptoj edhe indinjatën e atyre që sot deklarojnë që nuk dojnë me dalë në zgjedhje, por i apeloj që me dalë në zgjedhje,” tha ajo në emisionin “DPT me Fidanin”.
