Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se ripajtimi mes tij dhe Partisë Demokratike të Kosovës, pas zgjedhjes së Bedri Hamzës si kryetar, është arritur “pa asnjë kusht të vetëm”.
Sipas Lladrovcit, qëllimi kryesor mbetet që PDK-ja të performojë sa më mirë në zgjedhjet e ardhshme.
“Ju siguroj se as unë e as njerëzit e mi nuk kemi vendosur asnjë kusht për Bedri Hamzën. I vetmi objektiv është ta ndihmojmë Bedri Hamzën dhe Partinë Demokratike të dalin sa më fuqishëm kundër Vetëvendosjes,” tha Lladrovci.
