Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes. Megjithatë, në zonën verilindore dhe veriore, reshjet e shiut mund të shndërrohen në shqotë apo edhe borë.

Gjatë ditës, pritet të arrijnë reshje të reja nga drejtimi i juglindjes, fillimisht në formë të shiut, të cilat shumë shpejt do të shndërrohen në shqotë dhe borë. Po ashtu, herë pas here lokalisht pritet të ketë edhe shi të ngrirë, e cila është mjaft e rrezikshme për ecjen dhe qarkullimin.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 10-38 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 7°C. Me përjashtim të zonës veriore, ku temperaturat do të jenë më të ulëta në mëngjes, gjatë ditës pritet që edhe në zonat e tjera vlerat të pësojnë ulje. 

Related Articles