Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme i ndau 250 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në futboll e cila arriti për herë të parë në histori ta prekë fazën e playoff-it të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ia huqi gjatë kësaj mbledhjeje pasi e quajti kombëtaren vetëm si “klub futbollistik”.
Duke komentuar këtë deklaratë të tij, analisti Vehbi Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës tha se është i tmerrruar se me çfarë gjuhet flet Kurti për “Dardanët”.
“Më ka bërë përshtypje një ndarje buxhetore që Qeveria në detyrë e bëri për Kombëtaren e Kosovës. Jam absolutisht i tmerruar, i irrituar se me çfarë gjuhe flet Albin Kurti që mban pozitën e kryeministrit, Hekuran Murati për Kombëtaren e Kosovës, njëri thotë klubi futbollistit Kosova, tjetri thotë përfaqësuesja e Kosovës, nuk e di a është duke folur Vuçiqi, a një ministër i Sportit i Serbisë”.
“Kjo është e vazhdueshme, kjo është gjuhë e kultivuar prej tyre”, shtoi ai.
