“E kuqja dhe e zeza janë Shqipëri!” – Bedri Hamza uron 28 Nëntorin

“E kuqja dhe e zeza janë Shqipëri!” – Bedri Hamza uron 28 Nëntorin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e 28 Nëntorit, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandantit Adem Jashari, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Hamza tha se kjo ditë përmbledh çdo hap të rëndësishëm të shqiptarëve drejt lirisë, nga flamuri i Skënderbeut në Krujë e deri te shpallja e Pavarësisë në Vlorë.

“E kuqja dhe e zeza, sot nuk janë vetëm ngjyra. Janë Shqipëri. Janë betim për një të ardhme prosperuese për shqiptarët. Gëzuar dhe festofshim gjithmonë me dinjitet!”, ka shkruar Hamza.

Related Articles