Rama uron 28 Nëntorin: Mirëmëngjes dhe gëzuar Ditën e Pavarësisë

Rama uron 28 Nëntorin: Mirëmëngjes dhe gëzuar Ditën e Pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar qytetarët me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, duke postuar një foto nga lapidari simbolik në Vlorë.

Në mesazhin e tij të shkurtër, Rama ka shkruar: “Mirëmëngjes dhe Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”

28 Nëntori i vitit 1912 shënon një moment të paharrueshëm në historinë e kombit shqiptar, kur, nën udhëheqjen e Ismail Qemalit, u shpall Pavarësia e Shqipërisë, duke realizuar ëndrrën pesëshekullore për liri dhe mëvetësi.

Ky është një nga datat më të rëndësishme për shqiptarët, që kujtohet me krenari nga të gjithë, kudo ku jetojnë.

Related Articles