Begaj përcjell urimin e Trumpit për 28 Nëntor

Begaj përcjell urimin e Trumpit për 28 Nëntor

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përcolli urimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë.

Begaj tha se vendi i tij mbetet i përkushtuar për të punuar me SHBA-në dhe se Shqipëria gjithmonë do të jetë krah saj.

“Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë. Faleminderit SHBA, dhe faleminderit presidentit amerikan Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme.

Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara në prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë!”.

Related Articles