Për 28 nëntor, Uran Ismaili viziton krerët e UÇK-së në Hagë

Për 28 nëntor, Uran Ismaili viziton krerët e UÇK-së në Hagë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka njoftuar se për festën e 28 nëntorit ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ismaili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se është takuar me kryetarin Kadri Veselin dhe shokët e tij.

“Edhe këtë festë të madhe të shqiptarëve e kalova me Kryetarin Kadri Veseli që bashkë me shokët e tij ende po e paguajnë çmimin e rëndë të lirisë sonë. Deri në ditën që do të festojmë bashkë me ta në Kosovë, gëzuar 28 Nëntorin të gjithëve!”, ka shkruar ai.

Related Articles