Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” të RTV21, ka folur lidhur me ndalimin e përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar në Luginën e Preshevës.
Kamberi tha se Serbia me ligj, e ndalon përdorimin e flamurit shqiptar, ku theksoi se shqiptarët festojnë nën rrethana të shtrënguara dhe në pritje të mundshme të ndërhyrjeve ose dënimeve.
“Serbia mbetet një vend që, me ligj, ndalon [përdorimin e flamurit kombëtar]. Në të gjitha këto vite, ne shënojmë këtë ditë në rrethana të shtrënguara, në pritje të ndërhyrjeve apo dënimeve”, u shpreh ai.
