Rrustemi: Qeveria do ta shpallte terroriste Listën Serbe, por s’ka kompetenca

Rrustemi: Qeveria do ta shpallte terroriste Listën Serbe, por s’ka kompetenca

“Qeveria po të mundte ta shpallte terroriste Listën Serbe, sot do ta bënte”, kështu u shpreh Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Rrustemi u shpreh se qeveria nuk ka kompetenca për ta bërë këtë gjë pasi Lista Serbe ka statusin e partisë politike të regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Nuk mundet qeveria me shpallë, Lista Serbe e ka statusin e partisë politikë e regjisturar në KQZ dhe këtë nuk mund ta bëjmë”, tha ai në Dukagjini.

“Qeveria po të mundte të shpallte terroriste Listën Serbe, sot do ta bënte, por nuk ka asnjë kompetencë. Kam qenë i përfshirë edhe në aspektin ligjor por këtë s’mund ta bëjë Qeveria, mund ta bëjnë vetëm Gjykatat dhe KQZ-ja”, tha ai.

Related Articles