Një automjetit të djegur është gjetur nga Policia, që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka (alias Mëhalla), mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Makina tip “Audi”, e shkrumbuar plotësisht, është gjetur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit.
Dyshohet që në këtë vrasje të jenë përfshirë dy persona.
Biznesmeni rezulton se është qëlluar me 3 plumba, dy në kokë dhe një në gjoks, duke ndërruar jetë brenda makinës së tij tip “Range Rover”.
Mëhalla ishte pronari i një pike karburanti dhe kompanisë së taksive “El Taxi”, në Elbasan.
