263 gjoba për shoferët që përdorën telefonin gjatë vozitjes, në Ferizaj

263 gjoba për shoferët që përdorën telefonin gjatë vozitjes, në Ferizaj

Gjatë muajit nëntor, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 263 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Lidhur me këtë, Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi.

“Edhe një sekond pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve”, thuhet në komunikatë.

Related Articles