Ambasada amerikane në Prishtinë ka ftuar të gjithë shtetasit amerikanë që banojnë në Kosovë të marrin pjesë në një takim publik (Town Hall) të organizuar nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati.
Takimi do të mbahet të premten, më 12 dhjetor 2025, nga ora 14:00 deri në 15:00 në ambientet e Ambasadës.
Për më shumë detaje dhe për t’u regjistruar, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të ambasadës dhe të konfirmojnë pjesëmarrjen deri më 5 dhjetor 2025.
“Mesazh për qytetarët amerikanë që banojnë në Kosovë, të premten, më 12 dhjetor 2025, nga ora 14:00 deri në orën 15:00, qytetarët amerikanë ftohen të marrin pjesë në një takim publik në Ambasadën e SHBA-së, të organizuar nga e Ngarkuara me Punë Anu Prattipati”, shkruhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.
