Këtë të mërkurë në vendin tonë moti kryesisht do të jetë i vranët, raporton Gazeta “Enigma”.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të luhaten mes 1 dhe 3°C, ndërsa gjatë ditës parashikohen 6 deri në 9°C.
Vende-vende do të shfaqen riga shiu, të cilat mund të rikthehen herë pas here gjatë ditës, duke e bërë motin edhe më të paparashikueshëm. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–6 m/s. /Gazeta Enigma/
