Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar emra të rinjë në listën e deputetëve.
Njëri ndër ta është edhe urologu dhe profesori i njohur – Doktori Xhevdet Çuni, i cili ka zyrtarizuar kandidaturën e tij nga radhët e LDK-së.
Fokusi kryesori i tij është zhvillimi i sistemit shëndetësor në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
“Te nderuar miq e kolegë!
Kam kënaqësinë dhe nderin t’ ju njoftoj që me besim dhe propozim të degës së LDK-së në Kaçanik dhe miratim të kryetarit të LDK-së Prof.Lumir Abdixhikut do të jem kandidat në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 Dhjetorit 2025.
Kandidatura ime lidhet me objektivat e mia profesionale që janë jetësimi i politikave sa më të mira shëndetësore në mbrojtjen shëndetësore të popullit duke qenë se e njoh shumë mirë dhe për së afërmi këtë fushë. Shëndeti i qytetarëve është themeli i një shoqërie të fortë. Përvoja ime e gjatë në sistemin shëndetësor më ka mësuar se ndryshimi pozitivë vjen kur puna dhe përgjegjësia bashkohen.
Me këtë besim për të kontribuar me ndershmëri dhe përkushtim kam pranuar të jem pjesë e listës zgjedhore”, ka shkruar Çuni.
