Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka marrë sot vendim për emërimin në detyrë të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Me propozim të ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave, vendosi që Xheni Beqaj emërohet drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Ndërsa, Orjana Osmani është liruar nga detyra e zëvendës ministres së Arsimit dhe Sportit ndërsa është emëruar si zëvendës ministre e Arsimit duke pasur një ndryshim portofoli.
Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohen në Fletoren Zyrtare, raporton Tch.
