Sulmuan policët pasi iu shqiptuan gjobë, arrestohen dy persona në Prishtinë

Sulmuan policët pasi iu shqiptuan gjobë, arrestohen dy persona në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë, pasi të njëjtit dyshohet se sulmuan dy zyrtarë policorë, pasi iu shqiptua gjobë trafiku.

Që të dy janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë / 03.12.2025 – 12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët i kishin shqiptuar një gjobë trafiku të dyshuarve. Zyrtarët policor kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles