Betohet Lushtaku: Do të punoj me nder dhe besnikëri

Betohet Lushtaku: Do të punoj me nder dhe besnikëri

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot mbledhjen inauguruese, ku është bërë betimi i kryetarit të zgjedhur më 12 tetor, Sami Lushtaku.

Gjatë ceremonisë solemne, Lushtaku dha betimin para asamblistëve dhe të pranishmëve, duke u zotuar për ushtrimin me përgjegjësi të detyrave të tij si i pari i komunës.

“Betohem që do t’i kryej detyrat dhe t’i ushtroj kompetencat e mia, si kryetar i Skenderajt, me nder, besnikëri dhe në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që t’i siguroj kushtet për një jetë të qetë për të gjithë”, tha Lushtaku.

Related Articles