Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ofenduar rëndë deputeten e LVV-së, Adriana Matoshin, duke thënë se “ajo është si me dalë prej një shtëpie publike, e jo deputete”.
“Ajo është niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie publike, e jo si një deputete që ka përgjegjësi për fjalën që flet me qytetarët. Prandaj, mendoj se edhe zonja Matoshi edhe do zonja tjera duhet të kenë kujdes se çka flasin sepse mendoj se fjala e tyre është bajagi me peshë. Nëse ka dikush vërejtje për punën dhe angazhimin tonë, le të flasin me fakte”, tha Lushtaku.
Lushtaku i bëri këto komente pasi u pyet lidhur me kritikat e përsëritura që deputetja Matoshi i ka pasur rreth Sami Lushtakut, Ramush Haradinajt dhe opozitës në përgjithësi.
