Xhudistët kosovarë përfundojnë garat në “Tokyo 2020”, e vlerësojnë aventurë të jashtëzakonshme e të suksesshme. Ekspedita përgatitet për t’u kthyer në Kosovë.
Trajneri Driton Kuka përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ekipi olimpik i xhudisteve kosovare ka përfunduar të gjitha aktivitetet e parapara në Tokyo 2020 dhe po përgatitet për t’u kthyer në Kosovë.
Ai e ka vlerësuar përvojë të jashtëzakonshme dhe sukses absolut paraqitjen e tërësishme të ekipit, me dy medalje të arta të fituara nga pesë garues pjesëmarrës në disciplinat përkatëse, ndërsa e ka veçuar punën ekipore të përbashkët të xhudistëve. Paraqitja e tërësishme e ekipit ka qenë “si një ëndërr të bukur dhe e pabesueshme”, shkruan në faqen e tij strategu Driton Kuka, përcjellë Gazeta Enigma