Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka nisur me fitore të bindshme aventurën në Kampionatin Evropian të boksit “Sofje 2026”.
Sadiku e mposhti 5:0 boksieren ruse Alina Pushkar, në duelin e zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.
Kosovarja ishte superiore gjatë të tri raundeve, ndërsa në raundin e dytë arriti edhe ta rrëzojë kundërshtaren, duke konfirmuar epërsinë e saj në ring.
Pas përfundimit të meçit, të pesë gjyqtarët votuan në favor të Sadikut, duke i dhënë fitoren me rezultat të pastër 5:0.
Sadiku garon në kategorinë deri në 60 kilogramë dhe me këtë fitore ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Kampionatit Evropian, ku synon të vazhdojë rrugëtimin drejt medaljes.
