Sot mbajt seanca paraprake e radhës për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, e cila u shty për në datën 12 dhjetor.
Në seancën e ardhshme pritet që GJKKO të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo do ti kthehet SPAK-ut për hetime të mëtejshme ndërsa nga të pandehurit, mbeten pa bërë mbrojtjen Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe disa biznesmenë, të cilët do të dëgjohen në seancën e radhës, raporton Euronews.al.
Në ndryshim nga seanca e kaluar, Velijaj nuk është paraqitur personalisht, por përfaqësohej nga avokati i tij.
