Ferizaj: Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automjetit, ndëshkohen dy shoferë

Ferizaj: Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automjetit, ndëshkohen dy shoferë

Policia e Rajonit të Ferizajt ka ndëshkuar dy shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik.

Një 23-vjeçar është kapur duke vozitur në kohën kur kishte të shqiptuar masën mbrojtëse, heqjen e patentë shoferit.

“Për këtë kundërvajtje të rëndë, ndaj tij u shqiptua gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për 6 muaj në territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa automjeti iu konfiskua. Gjatë verifikimit u konstatua se shoferi kishte arritur numrin maksimal prej 13 pikësh negative nga kundërvajtjet e mëhershme, ndaj iu shqiptua edhe një masë shtesë, heqje e patentë shoferit për 12 muaj të tjerë”, thuhet në njoftim.

Në një rast tjetër, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor kanë ndaluar një 42 vjeçar, i cili po qarkullonte me veturën Audi Q5 me targa vendore, gjithashtu nën masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit nga data 15.10.2025 deri më 14.01.2026.

“Për kundërvajtjen e rëndë, ndaj tij u shqiptua gjobë prej 500 euro, masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për 6 muaj, ndërsa automjeti iu konfiskua. Shoferi posedonte patentë shofer të huaj. Policia Rajonale në Ferizaj apelon të gjithë shoferët që të respektojnë ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor dhe të mos ngasin automjetet gjatë periudhës së masës mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit”, thuhet në njoftim.

Related Articles