Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, po qëndron për një vizitë në SHBA. Rama është pritur nga kryetari i State Island, Vito Fossella, në një takim që sipas kreut të Prishtinës është konfirmim i rëndësisë që partnerët amerikanë i kushtojnë raportit me Prishtinën dhe Kosovën.
“Partneriteti ynë me Staten Island është më shumë se simbolik është strategjik. Prandaj, diskutuam për praktikat e mira amerikane që mund të përkthehen në projekte të prekshme për qytetarët tanë”, ka shkruar Rama.
“Pritja e ngrohtë dhe respekti institucional i treguar nga Mayor Fossella është dëshmi e miqësisë së thellë mes Prishtinës dhe qyteteve amerikane. Kjo miqësi mbetet një prej aleancave më të rëndësishme për të ardhmen tonë”, ka përfunduar Rama.
