Ukraina goditet sërish nga Rusia me dron dhe raketat

Ukraina goditet sërish nga Rusia me dron dhe raketat

Një sulm rus në shkallë të gjerë me dron dhe raketa dëmtoi objektet e energjisë në tetë rajone të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe duke i detyruar centralet bërthamore të ulin prodhimin e energjisë, thanë të shtunën zyrtarët dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ndaj sektorit të energjisë dhe infrastrukturës së Ukrainës në javët e fundit, duke synuar termocentralet dhe nyjet hekurudhore, ndërsa dimri thellohet dhe lufta i afrohet përvjetorit të katërt, shkruan Reuters,

Nuk pati asnjë përparim në bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja  këtë javë që synojnë t’i japin fund konfliktit.

Related Articles