Abdixhiku: Profesor Astrit Desku i bashkohet ekipit tonë

Abdixhiku: Profesor Astrit Desku i bashkohet ekipit tonë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se profesori Astrit Desku ka aderuar në këtë parti.

“LDK në këto zgjedhje i jep përparësi të veçantë digjitalizimit, teknologjisë informative, intelegjencës artificiale dhe vet të ardhmes sonë. Prandaj, rreth vetes, në listën tonë, po afrojmë profesionistë të këtij sektori”, shkroi Abdixhiku.

“Me doktoratë në shkenca kompjuterike, studime ndërkombëtare dhe dhjetëra certifikime profesionale; me përvojë të gjatë në udhëheqjen e ekipeve, në zhvillimin e projekteve të mëdha dhe në menaxhimin e sistemeve komplekse; me punë akademike si ligjërues universitar. Astriti është një prej emrave më të respektuar të ICT-së në Kosovë. Ai ka ndërtuar karrierën e tij vetëm me dije, me punë dhe me integritet. Sot, ai drejton zhvillimin e softuerit në një prej kompanive më të fuqishme të sektorit. Dhe mbi të gjitha, ai vjen në LDK si njeri i punës, jo i fjalëve. Si profesionist që ndërton, që udhëheq, që inovon dhe që zgjidh probleme”, u shpreh tutje kandidati për kryeministër.

Abdixhiku tha se aderimi i Deskut është “një forcim i madh për listën tonë dhe një mesazh i qartë për vendin: LDK po bashkon njerëzit më të mirë të Kosovës”.

“Le ta bëjmë Kosovën siç e meriton; shembull të zhvillimit teknologjik”, tha në fund Abdixhiku.

Related Articles