Berisha kritikon ashpër Hamzën: Kandidat kukull në duarët e “pionerëve”

Berisha kritikon ashpër Hamzën: Kandidat kukull në duarët e “pionerëve”

Tashmë kandidat për deputet nga AAK, Zafir Berisha ka hedhur kritika të ashpra ndaj kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzës.

Berisha tha se shumë miq të tij e bashkëpunëtor kanë pritur që ai të japë kontributin krah Bedri Hamzës.

“Por dua t’ju them hapur, Bedriu në këtë garë është vetëm një kandidat kukull në duarët e “pionerëve” pa libreza të PDK, i thirrur vetëm për me mbajt stafeta me recitue vjersha të shkruara nga “kullerat” e njëjtë që e përdorën më 9 shkurt të cilët duan ta përdorin sërish më 28 dhjetor dhe për ta hedhur pastaj si të papërdorshëm dhe pa asnjë vlerë”, shkroi Berisha, teksa njoftoi kandidaturën e tij për deputet.

“Unë nuk kam mund të jam pjesë e asaj loje. Unë jam në këtë betejë politike për Kosovën, jo për skenarë të dështuar dhe jo për figurina politike që tunden sipas interesit të dikujt tjetër”, u shpreh më tej Berisha.

Related Articles