Dëmtohet pllaka tek varri i Astrit Deharit, reagon Lëvizja Vetëvendosje

Dëmtohet pllaka tek varri i Astrit Deharit, reagon Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar sot se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar, të cilat ndodhen pranë varrit të aktivistit të ndjerë, Astrit Dehari.

Përmes një njoftimi për media, LVV ka shprehur keqardhjen për këtë akt, ndërsa ka falënderuar Policinë e Kosovës për reagimin.

Njoftimi:

Me keqardhje kemi marrë lajmin se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të aktivistit tonë, Astrit Dehari.

Falënderojmë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë, ndërkaq si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në pritje të hetimeve që njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës po zhvillojnë në drejtim të zbardhjes së shkaqeve apo shkaktarëve të këtij dëmtimi.

Related Articles