Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e boksierit Nazif Gashi

Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e boksierit Nazif Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen Gashi pas ndarjes nga jeta të Nazif Gashit, njërit prej emrave më të shquar të sportit kosovar dhe pjesëtar i gjeneratës së artë të boksit prishtinas, raporton Gazeta Enigma.

Osmani e ka vlerësuar Gashin si simbol të guximit, disiplinës dhe përkushtimit, duke theksuar se karriera e tij në klubin e boksit “Prishtina” i kishte dhënë qytetit lavdi dhe krenari sportive.

“Fitoret dhe paraqitjet e tij e shndërruan Prishtinën në një prej klubeve më të suksesshme të kohës. Kujtimi për Nazif Gashin do të mbetet i paharruar dhe inspirues për brezat që vijnë”, thuhet ndër të tjera në ngushëllimin e Presidentes.

Ajo ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit, Federatën e Boksit të Kosovës dhe gjithë komunitetin sportiv, duke u shprehur se ndan dhimbjen me ta në këtë humbje të rëndë.

“I përhershëm qoftë kujtimi për Nazif Gashin!”, përfundon mesazhi i presidentes Osmani.

Related Articles