Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, premtoi rritje të pagave dhe pensioneve, ku tha se do të bëhen 50 për qind mbi atë aktuale.
“Ne do t’i rrisim pagat dhe pensionet, do të ketë rritje të pagave 50 për qind mbi pagën aktuale, për mësues, arsimtarë, policë, zjarrfikës, mjek, ushtarë dhe për të gjithë ata që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës”, tha Hamza.
Ai gjithashtu premtoi se do ta rifillojë Dialogun Strategjik me ShBA-në, funksionalizim të sigurimeve shëndetësore dhe 30 milionë euro në vit për bursa studentore.
